×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi i provokuan me flamur të Palestinës izraelitët, ky është dënimi që e pret Islandën

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 12:33

    Mbrëmja finale e ‘Eurovision’ ka qenë në fokusin kryesor të mediave dhe u ndoq nga miliona shikues nga e gjithë bota.


    Nga 26 vende pjesëmarrëse, fitues i finales së madhe u shpall përfaqësuesja e Holadës, ndërsa në vendin e dytë u shpall Italia dhe në të tretin, Rusia.

    Por, një moment i cili ngjalli reagime të shumta ishte përfaqësuesja e Islandës që u përfaqësua nga grupi Hatari me këngën ‘Hatrio mun sigra’.

    Përfaqësuesja e Islandës gjatë momentit kur po dhuroheshin pikët e publikut për grupin, ata ngritën flamurin e shtetit të Palestinës për të protestuar për “okupimin izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve”.

    Përveç, përfaqësuese së Islandës edhe gjatë performancës së divës së muzikës pop, Madonna dy nga valltarët e saj ngritën flamurin e Palestinës dhe Izraelit.

    Pas gjithë kësaj ngjarje, Unionin Evropian i Tansmetimmeve ka paralajmëruar sanksione ndaj Islandës dhe dy valltarëve duke deklaruar se “Eursong është ngjarje jopolitike, e cila është në kundërshtim me rregullat e konkurrencës”.

    Kujtojmë që në finale mori pjesë edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi e cila rendit e 18-ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!