Aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Shchwarzenegger ishte sulmuar dje derisa po merrte pjesë në Qendrën e Sandtonit në Johanesburg në Afrikën e Jugut.


Incidenti ndodhi gjersa aktori hollywoodian po fotografohej me adhuruesit e tij, të cilët ishin jashtëzakonisht të shumtë në numër, shkruan Reporteri.net

Në një video të publikuar në Youtube shihet një njeri që e godet me të dy këmbët derisa sigurimi veprojnë shpejt dhe e arrestojnë personin.

Reklamë

Pas këtij incidenti ka reaguar edhe vet aktori dhe njëkohësisht ish-guvernator i Kalifornisë.

“Falemnderit për shqetësimet e juaja, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Mendova se u godita nga turma, që ndodh shumë. E kuptova se u godita vetëm pasi pashë videon si të gjithë ju. Unë jam shumë i kënaqur që ai idiot nuk më ndërpreu videon në Snapchatin tim”, ka shkruar Shwarzenegger.

Reklamë

Ish-guverantori i Kalofornisë më vonë u pa në gjendje të mirë teksa po largohen nga qendra e kongresit./Reporteri.net/