Biznesmeni i njohur, Fisnik Syla i ka reaguar deklaratës së ish-partneres së tij Fjolla Morina.

Morina, ditën e djeshme në një foto të publikuar në Instastoryn e saj ka thënë se “njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij, atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”

Reklamë

Siç duket ky ka qenë një dedikim për ish-partnerin e saj Fisnik Syla, pasi ky i fundit i ka reaguar sot.

“Paskan filluar edhe “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë…Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre…”

Kujtojmë se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla këtë vit i dhanë fund martesës së tyre. Ata u martuan në një dasmë madhështore në ishujt Maldive.