×
  • Show Time
  • Show Time

    Përfaqësues të ambasadës amerikane panë nga afër xhirimet e filmit “Boxing Kid”

    Reporteri
    26 Nëntor 2024 | 17:01

    Tashmë ka disa ditë që kanë nisur në Kosovë xhirimet e filmit “Boxing Kid”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    E sot, gjatë setit, përfaqësues të ambasadës amerikane në Prishtinë, panë nga afër xhirimet e këtij filmi, me regjisor Louis Mandylor.

    Ambasada ka shprehur mbështetjen e saj për këtë projekt shqiptaro-amerikan.

    Aktori dhe regjisori amerikan, Louis Mandlor ka dhjetë ditë që ndodhet në Kosovë, pasi menjëherë pas xhirimeve të filmit “Death Match” në Filipine, ai erdhi këtu për të nisur punët me filmin e ri “Boxing Kid”.

    Ky projekt po bëhet në bashkëpunim me produksionin amerikano-shqiptar “Krass Production”, të cilët kanë bërë mbledhjen e disa yjeve për projektin “Boxing Kid”.

    Pjesë e këtij filmi është edhe aktori i njohur amerikan, Brian Krause.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!