Ka përfunduar “Sunny Hill” në Tiranë.

Pas tri netëve elektrizuese me artistë të famshëm në botë dhe emra të njohur të estradës shqiptare, festivali e përmbylli me sukses misionin si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e falënderoi Duan për festivalin përmes një video qe shfaq atmosferën e paharruar, dhe tha se me padurim presin këngëtaren në nëntor.

Reklamë

“Mirëmëngjes, dhe me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama,