Në takimin e delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u bë e ditur se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës.


Njohja e pavarësisë nga Izraeli nxiti reagime të menjëhershme tek Kosovarët, të cilët shprehen të lumtur që marrin një lajm të tillë.

Këngëtarja Adelina Ismaili, përmes një fotografie që e postoi në InstaStory, ka falënderuar Izraelin publikisht.

Reklamë

“Faleminderit Izrael”, ka shkruar ajo sipër fotografisë, ku e shtoi edhe flamurin e këtij shteti.