Një person është plagosur para pak minutash në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, pas një shkëmbimi zjarri.


Reporteri.net ka biseduar me Policinë e Kosovës, por akoma nuk e kanë konfirmuar rastin e plagosjes e as arrestimit të ndonjë personi.

Reklamë

Megjithatë, mësohet se i përfshirë në këtë rast është edhe menaxheri i On Record, Meti Elshani.

Në këtë përleshje raportohet se është i përfshirë  edhe reperi i ri, Fero.

Ky është njeriu që u plagos në Prishtinë, i afërm i Feros

Gazeta ka siguruar një video të momentit të arrestimit të disa personave në këtë lagje./Reporteri.net

Reklamë

Plagoset një person në Prishtinë, pamje spektakolare të arrestimit