Gresa Behluli dhe Lulzim Brahimi po bëhen prindër për herë të parë.


Çifti do bëhen prindër të një djali, derisa tani këngëtarja po shijon muajin e tetë të shtatzënisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ndonëse për një kohë të gjatë e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj, tani ajo ka sjellur pamje teksa bie në sy barku i rrumbullakosur i këngëtares.

Reklamë

Kujtojmë se në vitin 2019 Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare me martesë.

Në muzikë, projekti i saj i fundit është ai me titull “Numero Uno”, në klipin e të cilit zbuloi shtatzëninë, e që është bashkëpunim me motrën e saj, Besianën./Reporteri.net/