Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat e tij për 85 mijë vende të reja pune, duke vënë përballë këtij pretendimi shifrat për qytetarët e Kosovës që kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka deklaruar se gjatë periudhës 2020–2025, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së.
Ajo ka krahasuar këtë shifër me 85 mijë vendet e reja të punës për të cilat, sipas saj, mburret Kurti, duke theksuar se numri i qytetarëve që kanë marrë leje qëndrimi në BE është afër trefishi i kësaj shifre.
Bajrami ka thënë se Qeveria po e mohon realitetin e largimit të qytetarëve, të cilët, sipas saj, po e kërkojnë të ardhmen jashtë Kosovës.
Postimi i plotë:
“A e dini që, derisa ky mburret me 85 mijë vende të reja pune, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë viteve 2020–2025?
Afër trefishi!
Realitetin që Qeveria po e mohon është se qytetarët tanë po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë Kosovës”, ka shkruar Bajrami.