Reperi kosovar Mozzik ka nisur një turne nëpër Kosovë për të promovuar albumin e tij të ri “Mozzart”.


Mozzik sot ka mbushur sheshet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Qindra të rinj janë mbledhur për ta pritur reperin, pa maska e pa respektuar distancën sociale.

Vetë reperi Mozzik kishte paralajmëruar se do të bëjë promovimin e albumit të ri në shtatë qytete të Kosovës e ku do të dhurojë edhe disa CD të albumit të tij për të rinjtë.

Reklamë

Kjo ka bërë që shumë fëmijë të dalin për ta pritur.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga vetë reperi, Policia e Kosovës ishte në përcjellje të tij, por ajo me sa duket nuk ndërhyri për të shpërndarë turmën e as për të detyruar të rinjtë të vendosin maska.

Mozzik përpos Mitrovicës  e Vushtrrisë, sot ka paralajmëruar se do të jetë edhe në Pejë, Gjakovë e Prizren.

Kujtojmë se në Kosovë po vazhdojnë të regjistrohen shifra alarmante të rasateve të reja dhe viktimave nga Coronavirusi.

Pamjet në vijim janë publikuar nga vetë këngëtari.

Reklamë