×
  • Show Time
  • Show Time

    Princ Leka nuk pret divorcin, ky është vendimi që ka marrë bashkë me të dashurën e re, Blertën

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 11:41

    Princ Leka ka nisur një dashuri të re edhe pse është ende në proces divorci me bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.

    Sipas‘Panorama’, prej disa javësh, ai dhe fotografia disa vite më e re kanë nisur edhe bashkëjetesën në shtëpinë ku aktualisht Leka po jeton.

    Duke qenë se Elia me vajzën e çiftit si dhe me familjarët e saj po qëndron në pronën e tij, Princi ka nisur një jetë të re me Blertën në një shtëpi me qira.

    Madje, pas shumë muajsh që dyshja fshihej nga sytë e kureshtarëve, tashmë ata e kanë formalizuar lidhjen, duke qenë së bashku edhe në aktivitet që organizohen në nivele mbretërore.

    Princ Leka mori pjesë në një event bamirësie në Maltë, pas ftesës së Dukës së Rusisë, George Mikhailovich dhe bashkëshortes së tij, Princesha Victoria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!