Roger Federer është tërhequr nga turneu i “Australian Open”.


Gjashtë herë kampioni i turneut, Federer nuk do të garojë për shkak se nuk është rikuperuar nga problemet shëndetësore me gjurin e djathtë, për të cilin është operuar dy herë.

39-vjeçari shpresonte të kthehej në turne kur ai u shty për në 8 shkurt të vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe agjenti i tij, Tony Godsick, tha se ky ishte vendimi më i mirë për të në plan afatgjatë.

Reklamë

Kjo është hera e parë prej 21 vitesh që tenisti mungon në garën e Australian Open.