Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo deklaroi se seanca dëgjimore pritet të zhvillohet nesër në orën 09:30.

Reklamë

Gjesti u arrestua të mërkurën nën dyshimet për tri vepra penale, armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

Prokuroria deklarohet për arrestimin e Gjestit, dyshohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim pasurie