Emisioni shumë i përfolur në Shqipëri, “Për’Puthen” i cili edhe është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar po vazhdon me sezonen e tretë të transmetimit, ngjarje të shumta dhe konkurrentë të ndryshëm janë pjesë e këtij spektakli, transmeton Reporteri.net.

Dje në media ka qarkulluar lajmi se konkurrenti i “Për’Puthen”, Mevlani, paguhet për pjesëmarrje në këtë spektakël.

E, pas kësaj ka reaguar edhe autorja e këtij emisioni Olsa Muhameti, ajo përmes një “InstaStory” ka dematuar lajmin duke e quajtur si të pavërtete.

Reklamë

“Lajm i rremë, harroje, askush nuk paguhet në “Për’Puthen” shkroi ajo.

Ndërsa, Mevlani kishte qenë pjesë edhe e edicionit të kaluar tek emisioni shqiptar.