×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora në ballinën e revistës Grazia

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 13:52

    Rita Ora,  këngëtarja kosovare me famë botërore, ka mbuluar ballinën e revistës italiane Grazia, përcjell Reporteri.net. 

    Rita tha në intervistën për Grazia se është person shumë “përtokë” dhe e bën të pamundurën të qëndrojë ashtu si është. Ora nuk di si të mos jetë vetja. Sinqeriteti është një nga superfuqitë që ka.

    “Nuk di ti përgjigjem pyetjeve, nëse nuk flas nga zemra”, i ka thënë Ora Laura Antonia Jordanit, gazetares së revistës, ndërsa u ul të pi një kafe me të në një pasdite në Londër.

    Grazia shkruan se Shqiptares Rita Ora i pëlqen shumë moda dhe kjo është një ndër arsyet që e shtyri të bëj bashkëpunim me markën e veshjeve “Primark”, koleksioni i tretë i të cilës do të dalë në shtirje gjatë këtij muaji.

    Ora ka treguar së bashkëpunimi me këtë marke ka ndodhur shumë spontanisht, ndërsa ishte në një bar në New York, ku i takoi drejtuesit e markës, të cilët shkoi e i përshëndeti për të ju treguar se është rritur duke veshur rroba nga dyqani i tyre.

    “Biseda përfundoi duke bërë bashkëpunimin. Është një gjuhë që s’flitet Primarku. Gjithnjë mund të mbështetesh tek ky dyqan. Është ‘shoku’ më i besueshëm”, ka thënë Ora.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!