Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare u ka uruar ndjekësit e saj në “Instagram” festën e Krishtlindjeve.


“Gëzuar Krishtlindjet, ju dërgoj dashuri dhe dritë. Të gjithë e meritojnë atë pak shtesë të dashurisë dhe magjisë së Krishtlindjeve duke ju uruar gjitha të mirat”, ka shkruar këngëtarja, krahas fotove në të cilat e veshur me të zeza dukej mjaft tërheqëse.

Këngëtarja ndodhet e izoluar në Bullgari, duke qenë se kjo e fundit ka anuluar fluturimet me Britaninë e Madhe, pas përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

Reklamë