Aktori Robert Pattinson 33 vjeç, është zgjedhur si burri më i bukur në botë. Kjo është bërë e ditur sipas Raportit të Artë të Bukurisë Phi të hartuar në Greqinë e Lashtë.
Sytë e tij, vetullat, hundën, buzët, mjekrën, nofullën dhe formën e fytyrës u matën kundër të famshëmve të tjerë dhe iu afruan më shumë idesë së përsosmërisë së Grekëve antikë.
Ai ishte ishte 92.15% “i saktë” ndaj raportit të artë të bukurisë Phi, për të cilën thuhet se mat përsosmërinë fizike.
Dr.De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgji Kozmetike dhe plastike të avancuar të fytyrës në Londër, tha se Robert Pattinson ishte fituesi i qartë kur të gjithë elementët e fytyrës u matën për përsosmëri fizike.
“Këto teknika krejt të reja të hartës së kompjuterave na lejojnë të zgjidhim disa nga misteret e asaj që është ajo që e bën dikë të bukur fizikisht dhe teknologjia është e dobishme kur planifikon operacionin e pacientëve”, ka thënë ai.
Ndërkohë në vendin e dytë është rradhitur Henry Cavill 36 vjeç, kurse në vendin e tretë Bradley Cooper 45 vjeç./Reporteri/