Lajmin për vdekjen e Ismet Bogujevcit e bëri djali i të ndjerit përmes rrjeteve sociale. Ai njoftoi vetëm për vdekjen e tij duke mos dhënë detaje tjera ndërsa nuk kanë munguar ngushëllimet e shumta për familjen Bogujevci.
Këngëtari, Sabri Fejzullahu përmes një postimi në Instagram është shprehur i habitur nga vdekja e tij pasi ka qenë diçka e papritur.
“Sot dashta me te taku , e me ta uru festen e Bajramit o Ismet.Zoti paska vendos me te dergu ne ate bote, ne kete dite te madhe , e smundem me than kurgjapo qe ma tha e gojen e shpirtin dhe mbeta pa fjale.E kishe urtesin e qytetrimit ooo Artist .Ngushellime gjithe popullit Shqiptare”, ka shkruar ai.