Këngëtari kryesor i hard rocker-ëve gjermanë Scorpions ka zbuluar se e kanë ndryshuar tekstin e këngës Wind of Change, duke mos përmendur më vargje për parqet dhe lumenjtë e Moskës.

Ky ndryshim erdhi pas agresionit rus në Ukrainë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Të këndosh Ëind of Change siç e kemi kënduar gjithmonë, kjo nuk është diçka që mund ta imagjinoja më”, tha Klaus Meine për Die Zeit .

Reklamë

“Thjesht nuk është e drejtë të romantizosh Rusinë me tekste të tilla si: “Unë ndjek Moskën / Deri në Parkun Gorki…””

Kënga më e famshme e rockerëve gjermanë tani përfshin tekstin: “Tani dëgjo zemrën time / Ajo thotë Ukraina”