Këngëtarja e njohur, Selena Gomez, “theu” heshtjen për thashethemet që po përfliten për të së fundmi, ku thuhet se është në lidhje me producentin amerikan, Benny Blanco.
Gomez ka pëlqyer dhe komentuar në postime të ndryshme në rrjetin “Instagram”, me titullin “Selena Gomez konfirmon se është në një lidhje”.
Këngëtarja gjithashtu pëlqeu dhe postimin e “PopFaction”, me titull “Selena Gomez thuhet se është në takim me producentin Benny Blanco”.
Më vonë, ajo postoi një foto në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, ku shfaqej në krahët e tij.
Faqja “PopFaction” postoi disa komente të Selenës, ku shfaqej duke mbrojtur partnerin e saj.
“Ai më ka trajtuar më mirë se çdo person tjetër në planet. Ai është më i miri nga të gjithë ato që kam pasur. Fakte”, shkroi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.