Sinan Hoxha sot po feston ditëlindjen e këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Andrra Destani.
Kjo e fundit ka mbledhur disa fotografi nga momente të caktuara me Sinanin, derisa ka bërë edhe një shkrim plot dashuri për të, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Urimi i plotë:
Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…❤️ Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes!
View this post on Instagram
Çifti ka vite që janë martuar dhe tanimë kanë dy fëmijë, djem./Reporteri.net/