Sondazhi ”live” i Eurovizionit i cili realizohet prej 7 orësh nga portali zyrtar i Eurovizionit nxjerr Jonida Maliqin fituese, shkruan Reporteri.net
Janë fansat ata të cilët po votojnë për Shqipërinë si këngën e tyre të preferuar. Tashmë mbeten edhe pak minuta deri në shpalljen e fituesit.
Ndërsa për ata të cilët jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, mund t`i japësh votën Jonida Maliqit dhe njëherësh Shqipërisë. Në tabelën e mëposhtme gjeni të gjithë numrat ku mund të dërgosh mesazh me kodin 02, në varësi të shtetit nga ku nis mesazhin.