×
  • Show Time
  • Show Time

    Sonte nata finale, Arilena Ara dhe Pirro Çako tërhiqen nga ‘Kënga Magjike’

    Reporteri
    07 Dhjetor 2024 | 18:52

    Këngëtarja Arilena Ara dhe kompozitori Pirro Çako janë tërhequr nga gara në “Kënga Magjike”, ku konkurronin me duetin “Zero Gradë”, ndërsa sonte është edhe nata finale.

    Producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea ka treguar edhe arsyet e tërheqjes së dyshes.

    ‘E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, është shprehur Arditi për Tv Klan duke qartësuar se arsyeja është shëndetësore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!