Këngëtarja Tayna ka publikuar shifra të reja lidhur me këngët e saj në platformën “Spotify”.
Artistja e hitit “Si Ai” përmes një postimi të bërë në Instagram, ka bërë të ditur se numëron mbi 7.2 milionë dëgjues në llogarinë e saj në këtë platformë.
Sipas këtyre të dhënave, Tayna ka 101 milionë dëgjime për këngët e saj të publikuara në “Spotify”.
Gjithashtu, ajo renditet si artistja që këngët e saj janë dëgjuar në 182 shtete.
Ka vetëm dy javë që Tayna publikoi projektin e titulluar “Obsesion”, e cila deri tani ka mbi 5.2 milionë shikime.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.