×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi i reagon Ministres Haxhiu: “Pse bre loçk e ke nënshkru?”

    Reporteri
    07 Gusht 2024 | 14:55

    Ditën e sotme, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net se ka nënshkruar tri kërkesa për ekstradimin në Kosovë të artistëve, Stresi dhe Noizy, e poashtu edhe ndaj DJ-it të këtij të fundit.

    “Po tashmë i kam nënshkruar tri kërkesa për tre persona”, deklaroi Haxhiu për Reporteri.net.

    Lidhur me këtë, ka reaguar Stresi përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram.

    “Pse bre loçk e ke nënshkru”, ka shkruar Stresi në postimin e bërë.

    Noizy dhe DJ i tij tashmë veçse janë arrestuar nga policia shqiptare, ndërsa Stresi ende ndodhet në arrati.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!