DJ i famshëm Afrojack do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival” i cili do të mbahet në Tiranë këtë muaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur të shtunën organizatorët e festivalit.

Afrojack është një prej DJ-ve më të kërkuar në botë, derisa krijimet e tij marrin miliona shikime në rrjetet sociale.

Reklamë

Sunny Hill në Tiranë do të mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht.

Deri tani është konfirmuar pjesëmarrja e shumë artistëve të huaj dhe shqiptarë.

Në Kosovë festivali është mbajtur më 4,5, 6 dhe 7 gusht dhe është zhvilluar me performancat e disa prej emrave më të famshëm botërorë të muzikës si: Dua Lipa, J Balvin, Skepta dhe Ay Tracey.