Pak ditë më parë,  u raportua mbi rikthimin në ‘lojë’ të menaxherit të suksesshëm Faton Shoshi. Indikacionet u dhanë përmes rrjeteve sociale.

E duket se Shoshi nuk do vonojë që të trazojë ujërat në estradën shqiptare.

Menaxheri i njohur që ka qenë përkrah periudhave më të suksesshme të karrierës së disa prej artistëve më të njohur shqiptar, do jetë pjesë e SBS Entertainment.

Reklamë

“Mirë se vjen në shtëpinë SBS. Partneri im i ri” – është shprehur Jetmir Agaj.

SBS njihet si shtëpia e hiteve më të mëdha muzikore dhe artistëve me ngjitjen më të shpejtë të viteve të fundit.

Me bashkimin e forcave me menaxherin Faton Shoshi, tandemi pritet ta shpije këtë kompani në nivele edhe më të larta.