Tayna është një ndër reperet më të njohura shqiptare. Edhe pse ka pak vite në tregun muzikor, mori famë të menjëhershme me këngën “Columbiana”.


Së fundmi, ajo publikoi hitin e saj të radhës “Qe Qe” që ka siguruar 9.4 milionë shikime në tre javë.

Pas publikimit të projektit të fundit muzikor, Tayna mori disa kohë pushime dhe udhëtoi drejt Kalifornisë.

Reklamë

Reperja ndau me ndjekësit momente nga pushimet e saj teksa relaksohej në pishinë e veshur me bikini duke i ‘ngacmuar’ imagjinatën.

Ndërkohë, ajo është kthyer pas në kohë duke risjellë në vëmendjen e ndjekësve foto të një viti më parë, që i realizoi po në Kaliforni.

“Ëndrra e çdo vjehrre,”- shkroi Tayna në atë kohë, në përshkrimin e imazheve hot.

Dhe reperja theksoi se vazhdon të mbetet e tillë, teksa postoi statusin në InstaStory.

Reklamë

“Vazhdoj të mbetem ëndrra e çdo vjehrre,”- shkroi ajo krahas fotove me bikini ngjyrë portokalli, ku vendos në pah format e saj trupore bombastike.

/Panoramaplus.al