Ka vetëm 15 orë që është publikuar dhe numëron mbi 1 milion shikime në platformën Youtube.
Po flasim për këngën e Don Xhonit “Katile” e cila është përqafuar nga publiku që me fragmentin e parë, postuar nga reperi para lançimit të plotë.
Ajo çfarë bëri bujë gjithashtu ishte pjesëmarrja e Megi Pojanit në klip.
Mirëpo, kur një projekt përqafohet nga një audiencë masive, fansave nuk u shpëton asnjë detaj. Është vënë re se shumica e skenave të klipit të reperit nga Drenica, janë të kopjuara nga klipi i artistit armen Oksy Avdalyan me Super Sakon, i titulluar “Ser chka”, i publikuar tre javë më parë.