×
  • Show Time
  • Show Time

    Tri vjet nga vdekja e Cimës, Adelina e përkujton me fjalë prekëse

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 14:21

    Janë bërë tri vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.

    Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26 mars të vitit 2021, ndërkohë që ishte i shtruar në spital për shkak të COVID-19.

    Humoristi i shumë skeçeve televizive ka lënë një boshëllëk të madh te të gjithë ata që e njohën, posaçërisht te miqtë e familja.

    Në përvjetorin e tretë të vdekjes një dedikim për të nuk mungoi as nga vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi.

    “U zgjova sot me dhimbjen e njëjtë si para tre viteve, kur u ndave nga ne përgjithmonë”, nis shkrimin Adelina.

    “Bab kam shumë mall për ty. Sa shumë kam nevojë për një përqafim të ngrohtë dhe fjalët e tua plot jetë e humor. Të dua deri në frymë të fundit”, vazhdon shkrimi.

    Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!