Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna, para pak ditësh është bërë nënë për herë të parë.


Tuna e kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë, duke evituar daljet publike, ndërsa befasoi të gjithë kur njoftoi se është bërë nënë.

Me anë të postimit të fundit, Tuna bëri të ditur se gjatë shtatzënisë kishte organizuar festë, për të zbuluar gjininë e foshnjës.

Reklamë

Ajo kishte zgjedhur një ambient të veçantë për këtë festë, duke e organizuar atë në aeroportin e Shkupit, teksa ngjyra që lëshohej nga aeroplani zbuloi gjininë e fëmijës.

Të gjitha dekoret që ishin bërë për atë ndejë përmbanin ngjyrat rozë dhe blu, teksa në aeroplan ngjyra blu tregoi se është djalë.