Një ditë pasi u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, Liam Osmani ka përfunduar sot në prangat e policisë. Momenti i arrestimit nuk është dhënë në transmetim “live”.
Liam rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro.
Para hetuesve, 44-vjeçari pretendon se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Liam ka mbërritur në Shqipëri para 10 ditësh nga aeroporti i Rinasit dhe nuk është ndaluar nga Policia.
Siç duket produksioni nuk paska bërë asnjë kërkim paraprak për dëshmitë e tij të penalitetit para hyrjes në shtëpi, siç supozohet të bëjë për çdo konkurrent.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.