Moderatorja, Xhemi Shehu ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për intervistat. Mirëpo, së fundmi, ajo ka bërë një përjashtim. Madje, ka folur dhe për jetën e saj private.
Xhemi sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.
“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha ajo.
