Dy reperët e njohur, Ledri Vula dhe Ghetto Geasy janë parë të shoqëruar në një lokal në shoqërinë e njëri tjetrit.

Kjo dëshmon se dyshja kanë marrë një hap për të rikuperuar raportin e tyre miqësor dhe kolegial.

Ledri Vula fillimisht ishte pjesë e labelit “Baba Records” i cili më vonë mori emrin “Babastars”.

Reklamë

Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012 bëri bujë për shkëputjen e papritur nga muzika dhe labelit.

Kujtojmë se Ledri dhe Getoari prishën raportin mes tyre, kur reperi Vula ishte në lidhje dashurie me Dafina Zeqirin. E gjitha ndodhi pasi Ledri pati një zënkë me ish të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçaj ku Gheto Geasy nuk i doli në ndihmë anëtarit të BabaStars.