×
  • Show Time
  • Show Time

    “Vajzën e shoh më shpesh, djalin më rrallë”, Bes Kallaku flet për ndarjen nga Xhensila Myrtezaj

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 10:36

    Aktori Bes Kallaku ka konfirmuar së fundmi ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj me të cilën kanë dhe dy fëmijë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Aktori i humorit ka bërë të ditur se të dy fëmijët jetojnë me tashmë ish-bashkëshorten e tij, Xhensilën.

    Ai tha se për të është e rëndësishme që ata të jenë mirë me shëndet.

    “Kur isha këtë herë në Itali, edhe erdhi më mori dikush. Më tha ça bën, si shkon me fëmijët? Mirë i thash, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish bashkëshorten. Mërzitem ndonjëherë. Njeriu i ndodhin ca situata në jetë që nuk i ka pritur. E rëndësishme është të jenë mirë. Unë këtë vlerësoj, t’i kem mirë me shëndet”, tha Kallaku në FermaVip./Reporteri.net/.

    “Lotët më mësuan si të jem e fortë vetëm”, Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen nga Bes Kallaku?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!