×
  • Show Time
  • Show Time / Në moshën 53-vjeçare

    Vdes nga kanceri “Brenda” e “Beverly Hills 902010”

    Reporteri
    14 Korrik 2024 | 15:38

    Shannen Doherty, ylli i Beverly Hills 90210 ka vdekur në moshën 53-vjeçare, sipas revistës People, përcjell Reporteri.net.

    Ylli amerikan u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2015.

    Në dhjetor 2016, ajo postoi një fotografi të ditës së saj të parë të rrezatimit, duke e përshkruar trajtimin si “të frikshëm”.

    Vitin e kaluar, asaj iu hoq një tumor në tru dhe zbuloi se sëmundja ishte përhapur në kockat e saj.

    “Me zemër të rëndë konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty”, citoi revista të thoshte publicistja e Doherty, Leslie Sloane.

    “Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën me kancerin pas shumë vitesh luftë me sëmundjen”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!