Anëtari i grupit “Dream Street”, Chris Trousdale, ka vdekur si pasojë e ndërlikimeve me COVID-19.


Këngëtari 34 vjeçar është parë pa shenja jete në mbrëmjen e së martës në një spital në Burbank, Kalifoni, pasi u infektua me koronavirus.

Kujtojmë se ai iu bashkua grupit “Dream Street” në vitin 1999 së bashku me Jesse McCartney, Greg Raposo, Matt Ballinger dhe Frankie Galasso.

Reklamë

Albumi i tyre fillestar u certifikua me pllakatën GOLD në SHBA pasi arriti kulmin duke u renditur në vendin e parë në tabelën e Albumeve të Pavarura të Billboard dhe në vendin e 37-të në top listën e Billboard 2000. /Reporteri.net/