Në moshën 98-vjeçare ka vdekur dizajneri francez Pierre Cardin.
Cardin ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e Epokës Hapësinore.
Përveç veshjeve të modës, Cardin njihej edhe për markën që mbante për parfum, stoli, orë dhe stilolapsa.
Cardin u lind në Itali në viti 1922 por kishte imigruar në Francë si fëmijë. Familjarët e disenjatorit kanë bërë të ditur se ai ka vdekur në Spitalin Amerikan në Paris, në Neuilly-sur-Seine.