×
  • Show Time
  • Show Time

    Vesa Vllasaliu: Për çdo fotografi që postoj në rrjete sociale, së pari e pyes babain tim

    Reporteri
    10 Shtator 2024 | 11:52

    Vesa Vllasaliu është një personazh tejet i komentuar në veçanti për jetën e saj private e të cilën ajo e pati zbuluar në detaje me pjesëmarrjen në Big Brother.

    Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

    Ajo ri-përsëriti relacionin e ngushtë që ka me familjen e saj dhe për respektin që ka ndaj babait të saj.

    Vesa, gjatë intervistës potencoi se e sheh të arsyeshme që ta pyes babanë e saj përpara se të publikojë ndonjë fotografi në rrjete sociale.

    “Unë e pyes babin për çdo gjë. Edhe për fotografitë që unë i postoj. Njëherë shkoj e pyes babin se a është në rregull me e postu. Sepse, [më falni në shprehje] por nuk ‘du’ me ia marrë fytyrën babit ‘tem’ për një fotografi”, deklaroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!