Reperi zgjodhi fjalët më të mira për gruan.


Reperi Vig Poppa është bërë romantik me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij, Ena.

Në mesin e shumë urimeve, Ena pranoi urimin më të bukur nga Vig Poppa, i cili zgjodhi fjalët më të ëmbla për të.

Reklamë

“Ai që ka gjetur grua, ka gjetur bekimin e jetës, unë e kam gjetur gruan time.. Urime ditëlindjen zemra jeme, të dua”, ka shkruar ai sipër fotografive të shumta që i postoi në Instagram.

Kujtojmë se Vig Poppa pritet që shumë shpejt të sjell duetin me reperin Capital T.

https://www.instagram.com/p/CFB5bMenSBC/