Producentja dhe regjisorja Vjosa Berisha do të varroset nesër në orën 17:00.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

Para varrimit, do të ketë homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe mbledhje komemorative të organizuar nga Ministria e Kulturës.

Reklamë

Postimi i plotë:

Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:

E enjte, 30 qershor
14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);
15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);
17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).

E pamja
datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)
nga 11:00-18:00h.

Familjet Berisha dhe Istrefi.

Reklamë