×
  • Show Time
  • Show Time

    Vlora Çitaku i ‘plasë’ kritikët, vesh sërish fustanin e njëjtë

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 8:16
    Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është tallur me të gjithë kritikët e veshjes së saj në iftarin e shtruar nga presidenti amerikan, Donald Trump.


    Çitaku ishte kritikuar se kishte veshur të njëjtin fustan në disa ndeja të rëndësishme.

    Madje, ajo kishte publikuar një mesazh që kishte pranuar në rrjete sociale, që kërkonte të mblidheshin fonde për t’ia blerë asaj një fustan të ri.

    Çitaku ka veshur sërish të njëjtin fustan.

    Kësaj radhe, për t’u tallur me të gjithë ata që e kritikuan.

    “Pas shumë kërkesave e vesha fustanin prap”, ka shkruar Çitaku.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!