×
  • Show Time
  • Show Time

    Xhuli Nura për Stresin: Pi bari nëpër qoshet e Tiranës

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 9:14

    Ish-konkurrentja finaliste e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ka hedhur akuza ndaj reperit Stresi.

    Nura ka thënë se Stresi është një person që nuk di të këndojë e nuk ka karrierë. Ajo e ka akuzuar atë se ka përdorur shëndetin e ish-partneres së tij për lojë.

    Për më tepër Juliana Nura, e njohur si Xhuli ka thënë se Stresi njihet si një djalë “që pi bari nëpër skutat e Tiranës”.

    “Të gjithë e dimë se ai është një djalë që pi bari nëpër skutat e Tiranës. Askush nuk e do, nuk është këngëtar e s’ka as karrierë. Ka përdorur shëndetin e ish-gruas së tij për lojë… Mua më ka premtuar publikisht 30 mijë euro kur të dalim nga shtëpia. Nuk ka ndodhë kjo, është rrenë…Nuk ka karrierë, ky person njihet vetëm për pallavrat nëpër rrugicat e Tiranës”, ka thënë ajo në një instastory.

    Reagimi i saj vjen pasi gjatë një deklarate të fundit, Stresi foli në mënyrë kritike për Xhulin, duke pretenduar se ajo nuk meritonte vendin e parë në garë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!