Ylli i muzikës latine, Jay Santos, është duke qëndruar në Shqipëri.


Këtë e bëri të ditur nëpërmjet disa postimeve të bëra në llogarinë e tij në Instagram, imazhe në të cilat shihen dy këngëtaret shqiptare, Luana Vjollca e Ronela Hajati.

Reklamë

Nuk dihet arsyeja e vizitës së tij mirëpo bazuar në fotot, ai la të kuptohet se po xhiron për projektin e ri muzikor dhe na ngjalli dyshime në mos e ka në bashkëpunim me ndonjërën prej këngëtareve shqiptare apo me të dyja.

Se çfarë fshihet mbetet të shihet së shpejti.