×
  • Show Time
  • Show Time

    Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, Ilnisa ka thyer rregullat

    Reporteri
    24 Shkurt 2024 | 8:54

    Ilnisa Agolli ka thyer rregullat dhe në shtëpinë e Big Brother VIP ka mbërritur Zarfi i Zi.

    Pavarësisht se është njoftuar Ilnisa ka fikur mikrofonin disa herë. Për këtë arsye si dënim, ajo do të jetë e padukshme nga banorët.

    Ata nuk duhet të komunikojnë dhe reagojnë në asnjë moment për të, ndryshe do të dënohen.

    “Gjatë këtyre ditëve Vëllai i Madh ka vënë re se Ilnisa ka thyer një ndër rregullat kryesorë të formatit, atë të ndezjes së mikrofonit. Duke qenë se ky rast është i përsëritur, Ilnisa është e padukshme në shtëpi. Banorët nuk do të flasin, kthejnë përgjigje dhe të reagojnë me të. Ata që do ta thyejnë këtë rregull do të dënohen nga Vëllai i Madh”, shkruhej në Zarfin e Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!