MC Kresha po i jep sonte fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Erzina Shehun, vajzën që i mori zemrën që në takimin e parë.
Siç është bërë e ditur, ceremonia po zhvillohet në një prej restoranteve të kryeqytetit dhe është paraparë në një format të darkës me rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve.
Pasi doli fotografia e parë e Erzinës në fustanin e bardhë, tashmë është zbuluar edhe dekori, ku dominon ngjyra e verdhë në ambientin tejet të ngrohtë e festiv të kuruar deri në detaje.
Teksa shohim këto pamje përrallore të ambientit ku zhvillohet dasma është vetëm një gjë që na vjen ndërmend – kush ka thënë që dasmat në dimër nuk kanë hijeshi sepse kjo duket të mos qëndrojë?

