Është shoumen e prezantues, por merret edhe me politikë.
Një nga personazhet e këtij viti, Kika, gjatë ditës së djeshme ka zyrtarizuar kandidimin për kryetar të Pejës, nga Partia Demokratike e Unitetit.
Për asamble komunale, Kreshniku ka vetëm dy kandidatë, e ata janë Dardan Grapci dhe Albrina Rama.
Kika është shprehur mjaft optimist për fitore.
Ai është duke kandiduar me moton ‘Puthma Pejën, voto PDU-në, voto Kikën’.
Kandidaturën e tij e kishte paralajmëruar muaj më parë në emisionin ‘Show Time’.
