×
  • Sport
  • Sport

    1 milionë euro, mesfushori i Ballkanit bëhet lojtari me vlerën më të lartë në treg në histori të Superligës së Kosovës

    Reporteri
    06 Dhjetor 2024 | 14:51

    Përditësimi i ri në Transfermarkt ka vendosur shifra rekorde sa i përket lojtarëve më të vlefshëm në Superligën e Kosovës.

    Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu është lojtari me vlerën më të lartë nga të gjithë futbollistët. Ai tani kap vlerën e 1 milion eurove, më e larta ndonjëherë nga ndonjë lojtar që luan në Superligën e Kosovës.

    Në vendin e dytë, renditet braziliani i Ballkanit, Giovanni me vlerë prej 900 mijë eurosh, teksa top treshen e kompleton ylli kosovar i Malishevës, Drilon Hazrollaj, me vlerë prej 800 mijë euro apo një rritje prej 50 mijë eurosh nga vlerësimi i fundit.

    Këta janë top-5 futbollistët më të vlefshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!