×
  • Sport
  • Sport

    35 milion euro në vit, Sergio Ramos tundohet nga oferta në Kinë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 15:37

    Orë të nxehta për të ardhmen e Sergio Ramos. Kapiteni kërkon largimin nga Reali i Madridit si pasojë e një oferte të çmendur që ka marrë nga Kina, por Los Blancos nuk dëshirojnë ta lëshojnë falas.


    Problemi kryesor qëndron te fakti se në Kinë e kanë të pamundur të paguajnë për kartonin e futbollistit, pasi me rregullat e reja të vendosura nga qeveria kineze, klubeve të futbollit nuk u lejohet të nxjerrin fonde jashtë Kine.

    Vetë Ramos e ka justifikuar kërkesën për largim me një sherr të egër që ka pasur me Florentino Perez pas eliminimit nga Ajax, por bosi i Realit nuk pranon absolutisht ta lëshojë falas kapitenin, edhe pse e ka pranuar se Ramos është një nga lojtarët më të paguar në Madrid dhe largimi i tij do lehtësonte ndjeshëm klubin.

    Ndërkohë, mediat spanjolle zbulojnë edhe detajet e ofertës të pabesueshme kineze.

    Ramos ka në tryezë një kontratë 3-vjeçare, me 35 milionë euro neto në vit, në një kohë që në Madrid merr rreth 13 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!