×
  • Sport
  • Sport

    A do ta shkarkoj Chelsea trajnerin në rast se ai e fiton Europaligën? Kjo është përgjigjja

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 21:39

    Pronari i klubit të Chelseas, Roman Abramovich është i gatshëm ta shkarkoj trajnerin e Chelseas në fund të sezonit.


    Sarri është duke e përgaditur ekipin e tij për t’u përballur me Arsenalin në finalen e Ligës së Europës e cila zhvillohet më 29 maj në Baku, shkruan Reporteri.net

    Sarri arriti ta dërgoj Chelsean në finalen e kupës së ligës (të cilën Chelsea e humbi ndaj Manchester Cityt), ka arritur t’i dërgoj ata në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm dhe së fundi ka siguruar finalen e Europaligës.

    Megjithatë, Gazzetta dello Sport pretendon se Abramovich është gati ta dëbojë atë gjatë verës, pavarësisht se Sarri mund ta fitoj titullin e Europaligës.

    Sipas të përditshmes italiane, Abramovich është i shqetësuar për raportet e trazauara të menaxherit me tifozët e klubit dhe do ta shkarkojë atë edhe nëse ai fiton Europaligën.

    Së fundi është raportuar se Sarri mund të kthehet menjëherë në menaxhim, me Romën dhe Milanin me të dyja klubet që synojnë ta afrojnë italianin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!